Ajo është reperja më IN e momentit, ndërsa ai një nga zërat më të bukur shqiptarë. Së fundmi, Tayna solli projekti muzikor “Sicko”, të dedikuar dashurisë. Në disa momente, dëgjohej zëri i një djali që ndërthurej me atë të reperes. Me siguri edhe juve ju shkoi në mendje mos ishte Young Zerka, pasi i përshtatej stilit të tij por jo. Artisti që bashkëpunoi në këtë projekt me Taynën ishte Lindon Berisha.
Ai e bëri të ditur këtë me anë të një njoftimi në ‘Instagram’ ku shprehej i lumtur për bashkëpunimin. Duhet thënë se Zerka e solli mjaft mirë këtë stil në Shqipëri dhe pse stili i tij është shumë i veçantë, Lindoni na bëri pak të dyshonim mos artisti në këtë bashkëpunim me Taynan mund të ishte ai. Epo, do ishte perfekt një bashkëpunim mes Tayna-s dhe Young Zerka-s, të dy dallojnë shumë për stil në tregun e muzikës.