BLUETOOTH

Më mirë e ëma se e bija! Mamat që lënë në hije vajzat e famshme!

13:00 - 26.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Koha në të cilën jetojmë sot është ajo e bisturisë dhe e perfeksionit dhe jo vetëm. Ky dhjetëvjeçar i është dedikuar më tepër pamjes së jashtme dhe të qenit e kuruar deri në detaj. Kjo çon në një shembull apo etalon që vështirë ta ndjekin të gjithë, por ka edhe nga ata që arrijnë ta ndjekin për shkak të famës apo faktit se janë në qendër të mediave. Ndërkaq mosha, ditët e sotme, falë kurave dhe ushqimit të kujdesur si dhe ndërhyrjeve plastike për ata që e nuk e pranojnë plakjen, nuk arrijmë dot të dallojmë cila është shifra e duhur që mund t’i japim viteve të një mashkulli apo një femre. Në fokusin tonë këtë radhë kemi vënë mamat e vajzave të famshme të showbizzit të cilat me pamjen e tyre të kuruar, qoftë edhe gjenetike, duken në superformë dhe për të patur zili. Këtu mund të përmendim që nga këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj, e cila është në superformë pavarësisht moshës që ka, dhe për më tepër është nënë e dy vajzave shumë simpatike! Gjithashtu lista vijon edhe me mamin e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Vera. Kjo e fundit arrin të na mahnisë me linjat e saj dhe pamjen e kuruar të cilën shfaq në çdo event ku shoqëron vajzën e saj. Këto edhe të tjera i ndiqni në listën e mëposhtme:




 Dua Lipa

Familja Lipa kanë marrë pjesë në një dasmë gjatë kësaj jave dhe postimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar. E derisa vëmendja ishte te familja, është Anesa ajo e cila ka kthyer sytë kah ajo. Nëna e Duas, Rinës dhe Gjinit është shfaqur në një fustan elegant me një prerje tek këmbët, ndërsa tregon fizikun në formë. Anesa ka postuar një fotografi me dy vajzat e saj, të cilat shihen duke puthur nënën e tyre e cila tanimë është 44 vjeçe. Ajo shkruan krahë fotos: “Unë dhe vajzat e mia”.

dua lipa 1 vera ora 2 eli fara 2 alberie hadergjonaj 1 alberie hadergjonaj 2 alberie hadergjonaj 3 eli fara 1 eli fara 3 vera ora 1
<
>

Rita Ora

Mama Vera e Rita Ora la pa frymë fansat me pamjen e saj të fundit – një veshje ari magjepsëse Stella McCartney. 55-vjeçarja hyri në ‘Instagram’ për të ndarë veshjet para se të shkonte në eventin e  Cartier me vajzën e saj në Chiltern Fire House. Duke pozuar në një portë, me flokë të shkurta ngjyrë kafe të lehtë, Vera shkroi: “Rrugës për të mbështetur vajzën time @ritaora në eventin @cartier në veshjen time @stellamccartney #VisualswithVera.” Ajo postoi, gjithashtu, një foto bashkë me Ritën, duke shkruar se është shumë krenare për vajzën e saj superstar. Ajo shkroi: “Si nënë, ju papritmas e kuptoni se fëmijët një ditë bëhen të rritur dhe ata do t’ju ndihmojnë ju të udhëhiqni rrugën në jetë dhe dashuri.

Alberie Hadergjonaj

Mosha duket se është thjeshtë një shifër për këngëtaren e njohur, Albërie Hadërgjonaj. Në fotot e publikuara së fundmi në rrjetet sociale, ajo duket si një shoqe me dy vajzat e saj. Albërija, Anxhelina, dhe Agnesa ndodhet në Turqi, ndërsa kanë publikuar disa foto nga hoteli luksoz ku po qëndrojnë. Ato shfaqen të veshura me fustane ngjyrë blu, mjaft elegante, teksa qeshin e festojnë me shampanjë. Duket se të tria po ia kalojnë shumë mirë dhe me siguri do të ketë edhe foto të tjera që do i ndajnë me fansat e tyre. Një mami superseksi është Albëria edhe pse është vetëm 44 vjeçe.

Eli Fara

Këto kohë të gjithë e komentojnë pamjen e të bijës së Eli Farës, duke e quajtur atë seks bombë. Është e vërtetë që e bija e këngëtares së njohur shqiptare duket shumë bukur. Por, edhe vetë Eli Fara është në top formë dhe me të bijën janë si shoqe.’ ‘’Unë jam martuar shumë e re dhe jam bërë nënë kur isha vetë fëmijë. Më pas kur vajza ishte vetëm pak muajshe, kam bërë anulimin e martesës. Ishte një martesë e dështuar. Mendoj se ka qenë një zgjidhje e mirë për të dyja ne’’, thotë këngëtarja e famshme, e cila megjithatë është nënë e lumtur dhe shumë tërheqëse edhe pse është 52 vjeç!

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.