BLUETOOTH

Marjona Metohu: “Bosh” si baladë për shpirtin, ju tregoj si e pritën performancën time në “Kënga Magjike”

18:00 - 05.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Bosh” për të hyrë thellë në ndjenja. Zëri i Marjona Metohut me një këngë që rrok përjetime të forta është një nga produksionet më të bukura të “Këngës Magjike 20199”. Ajo është mësuar me magjinë e skenës që në vegjëli, megjithatë vitet e fundit ka qenë edhe më pranë publikut me performancat live, krah këngëtareve më në zë të muzikës shqiptare. Metohu shpërthen në refren duke shfaqur potencialin me zërit e saj sa të ngrohtë, aq dhe të fuqishëm kur kap notat e larta. Si rrallëherë bukuroshja vjen në një intervistë për “Gazeta shqiptare”, për të ndarë me ne eksperiencën në “Kënga magjikë”, si dhe për të na zbuluar diçka më tepër përtej personazhit publik. E emocionuar dhe njëkohësisht e lumtur nga pritja që i ka bërë publiku këngës së saj, Marjona na thotë se zemrën e ka plot. Më tej, këngëtarja na njeh dhe me mbështetjen më të madhe që e ka bashkëshoqëruar këto vite nëpër muzikë, familjen e saj. Metohu tregohet mjaft optimiste për gjithçka që do të sjellë e nesërmja. E padyshim kështu do të jetë. Ne i urojmë suksese Marjonës dhe shkëlqime të tjera si ai tek “Kënga Magjike”.




Marjona sapo prezantove këngën tënde në “Kënga Magjike 2019” me titull “Bosh”. U përgatite gjatë për këtë këngë? Si u gjete me bashkëpunëtorët e kësaj kënge?
Të them të drejtën gjithçka ka nisur shumë natyrshëm. Fifin e kam shumë shoqe dhe ja shpreha dëshirën për të punuar një këngë tek Kledi. Ky i fundit, si një njeri i mrekullueshëm që është më priti shumë mirë dhe pjesa e këngës ka ardhur për mbarë, nëse mund ta them. Ditën e parë që kam shkuar në studio ne kemi dhënë pothuajse idenë më të madhe të këngës.

E sheh veten në finalen e “Kënga Magjike” dhe me ndonjë trofe në dorë?

Përse jo, unë e dua këtë këngë, dhe publiku akoma edhe më tepër.

Kënga “Bosh” duket se të ka prekur shpirtërisht, sepse e interpretove aq bukur. A ka lidhje personale me ty kjo këngë. I referohet në veçanti dikujt?
Kot nuk e kam kënduar me aq ndjenjë. (qesh)

74188739_404616137153791_2284653706454499328_n 75247335_2454009354868709_5063490348601311232_n 74218578_263807154560115_5151687527794475008_n 74526860_403786177231086_3042224120004608_n
<
>

Zemra e Marjonës nuk besoj se është bosh apo jo?
Zemra e Marjonës është plot që ditën, që ka dalë ajo këngë nga komentet pozitive që marrë çdo ditë dhe fjalët e bukura të njerëzve.

Çfarë ka ndryshuar në jetën tënde që nga momenti që nise të merreshe me muzikë?
Po ka ndryshuar përditshmëria ime dhe çuditërisht jam bërë njeri akoma më i thjeshtë dhe më i dashur tani, sepse është gjithmonë ajo ideja që kur fillon të jesh dikushi të gjithë thonë ky njeri do ndryshojë (të tipit mendjemadhe) por jo, me mua nuk ka ndodhur dhe as nuk ka për të ndodhur ndonjëherë.

A është e vështirë të mbizotërosh në një treg muzikor si ky që kemi ne?
Është pak e vështirë, pasi ne kemi talente plot, por, nëse e menaxhon punën dhe veten si duhet atëherë çdo gjë është e mundur.

Rivaliteti i madh, shpeshherë i bën njerëzit edhe të urrejnë kolegët e tyre. A ka ndonjë person që, sipas teje, merret gabimisht me muzikë?
Mendoj që dhe ka, por nuk dua t’i paragjykoj. Ndoshta vërtetë e kanë pasion, por nuk e kuptojnë se nuk e kanë talent. (qesh)

Si është lidhur Marjona me muzikën?
Marjona ka lindur me muzikën, kemi lindur të lidhura ngushtë bashkë.

Ç’më thua për herën tënde të parë në skenë? Janë kujtime të bukura apo është harruar me të kaluarën?
Harruar?! Asnjëherë! S’mund t’i harroj kurrsesi daljet e mia të para në skenë të shoqëruara gjithnjë nga ime atë. Kanë qenë kujtime plot sakrifica, por dhe shumë emocione në të njëjtën kohë. Madje unë kam shumë DVD në shtëpi dhe i hap shpesh të dëgjoj dhe shoh veten sepse kam shumë nostalgji.

Ç’ndikim ushtron familja te ti?
Ata kanë besim shumë të madh tek unë, prandaj dhe çdo hap timin janë të parët që e mbështesin.

Pas performimeve skenike, shpeshherë merr dhurata, por a bën të tilla?
Po kam marrë shpesh, por dhe i kam bërë kolegëve të mi (atyre që vërtetë jam e lidhur). (qesh)

Cila është pika më e fortë e karakterit tënd?
Energjia ime dhe fakti që jam kërkuese tek vetja.

Ti ke një pamje fizike të admirueshme. A ndikon kjo në punën që bën?
Mmm besoj që po, kur janë gjëra të tjera plus, përpos talentit është akoma edhe më mirë normalisht.
Në fund na ngeli diçka pa thënë?
Pres intervistë tjetër pas “Këngës Magjike”. (qesh)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.