BOTA

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, kapen me 8 kg kokainë

15:39 - 19.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy shqiptarë janë arrestuar në qytetin e Parmës, Itali. Policia italiane iu ka gjetur dy të arrestuarve 8 kilogramë kokainë.




Loeand Maçi dhe Eduart Cela janë dy shtetasit shqiptarë të cilët ranë në prangat e autoriteteve fqinj. Arrestimi i tyre u krye, pasi policia po mbante nën vëzhgim Lorand Maçin, një emër i njohur ky për policinë fqinje, pasi edhe në 2008 ka qënë i arrestuar për trafik kokaine.

Policia ndoqi Maçin dhe i gjeti në garazh 8 pako, në të cilat kishte 8 kilogram kokainë.

Janë sekuestruar gjthashtu  dhe makina, të cilat përdoreshin për transportin  e drogës.

Dy shtetasit shqiptarë janë dërguar në burg dhe do të presin procesin gjyqësor kundër tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.