Në cermoninë e hapjes së stadiumit të ri ‘’Air Albania’’ku organizues artistik ishte Ardit Gjebrea , në mesin e artistëve që interpretuan ishte Juliana Pasha, e cila interpretoi himnin, Flor Mumajesi me këngën Kuq e zi je ti , Aurela Gace me Xhamadanin vija-vija, Era Istrefi me ‘Live it up’, Besa Kokëdhima me himnin e Francës. Por siç duket kjo nuk është pritur mirë nga tenori i njohur Kastriot Tusha, i cili nuk ka qënë pjesë e kësaj nate.
I ftuar në një emision sportive për të folur rreth atmosferës së ndeshjes, tenori është shprehur se “Kishte emocion, adrenalinë…mendova që oganizatori i madh, Ardit Gjebrea që e kishte organizuar hapjen, do të kishte vendosur një llojë hierarikie. Unë e kuptoj modernizmin e shoë-t por nuk shkon kështu për himnin. Do të ndihesha shumë i respektuar të isha pjesë e atij himni sepse jam i pari që e kam performuar me ftesë të Armando Dukës. Unë e prita një ftesë nga z. Gjebrea, por siç duket nuk e pa të arsyeshme. Vajzat, Juliana dhe Besa kanë bërë një interpretim të shkëlqyer por himni është pak luftuarak, unë kisha menduar se do të ndodhte një performancë me 10 tenora, diçka e tillë”