Show-Bizz

Futbollistit francez i ngel mendja te Beatrix, vjen në Shqipëri ta kërkojë

10:18 - 20.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm një muaj më parë dy kushërirat, Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj festuan Halloween-in në Paris me dy futbollistët e Francës, Neymar dhe Mbappe. Beatrix ndau në Instagram një pozë me kushërirën e saj dhe dy futbollistët dhe nëse po mendoni se ka qenë thjesht një foto kalimtare, me siguri po gaboheni! Mbappe erdhi së fundmi në Shqipëri për ndeshjen që u mbajt me Francën në stadiumin “Air Albania” dhe Beatrix ishte e pranishme në radhët e tifozëve. Megjithëse nuk e ndjek në Instagram, Mbappe duket se nuk e ka harruar këngëtaren dhe është futur të kontrollojë profilin e saj në Instagram. Për më tepër, ai ka pëlqyer foton e fundit të Beatrix-it në stadium, veprim me të cilin sigurisht ka dashur t’i japë një sinjal këngëtares dhe ku i dihet, mbase mund të kenë folur edhe në privat! Megjithatë, për momentin këtë s’kemi nga ta dimë dhe koha do ta tregojë ç’po ndodh mes tyre.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.