Opozita e ka vendosur si një nga kushtet e saja largimin e Damian Gjiknurit nga kreu i Komisionit të Reformës Zgjedhore duke e akuzuar atë si një nga personat kryesor të përfshirë në dosjen e zgjedhjeve të Dibrës. Por pavarësisht kësaj, kur bëhet fjalë për takime të organizuara nga ndërkombëtarët përfaqësuesit opozitarë e kanë pranuar Gjiknurin si pjesë e tryezave të diskutimeve. Kjo është vënë re edhe në takimin e fundit me temë “Sfidat e Nato përballë teknologjisë” të organizuar nga ambasada e SHBA dhe partner të tjerë ndërkombëtarë në Tiranë. Siç shihet edhe nga foto përfaqësues të lartë të opozitës, si Edi Paloka apo Klajda Gjosha kanë qenë të detyruar të ulen në një tryezë ngrënie me Gjiknurin apo edhe Arben Ahmetaj. E gjithësesi duket qartë se përveç qëndrimit bashkë në një tryezë ata asgjë nuk I lidh bashkë. Kjo pasi secili prej tyre është përpjekur të shmang kontaktin qoftë edhe me shikim me përfaqësuesit socialist.
*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht