Sociale

Papa Francesku: 100 mijë euro në ndihmë të popullit shqiptarë

15:50 - 28.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Kishës Katolike Botërore, Papa Francesku ka kontribuar me një vlerë prej 100 mijë eurosh në ndihmë të popullit shqiptarë, të cilët mbetën të goditur nga tërmeti.




Lajmi u raportua nga dikasteri pontifikal pas tërmetit të fortë që goditi bregdetin verior të Shqipërisë në zonën e qytetit të Durrësit.

Deri më tani, ka 42 viktima dhe të paktën 600 të plagosur, por shumë njerëz janë ende nën rrënoja.

“Në këtë mënyrë Ati i Shenjtë dëshiron të shprehë afërsinë e tij shpirtërore dhe mbështetjen e tij atërore ndaj njerëzve dhe territoreve të prekura”, thuhet në komunikatë, e cila thotë se “shuma do të përdoret në dioqezat e përfshira në tërmet në vepra lehtësimi dhe ndihme, në marrëveshje me nunciaturën apostolike në Shqipëri”.

 

Kontributi, i cili shoqëron lutjen e Atit të Shenjtë për popullsinë e Shqipërisë, është pjesë e ndihmës që po aktivizohet në të gjithë Kishën Katolike dhe që përfshin, përveç Konferencave të ndryshme Episkopale, edhe shumë organizata bamirësie.

 

“Do të doja të dërgoja një përshëndetje dhe i jam afër popullit të dashur shqiptar, i cili ka vuajtur kaq shumë këto ditë”, tha Papa gjatë seancës së të mërkurës: “Shqipëria ishte vendi i parë evropian që doja të vizitoja. Jam afër viktimave, lutem për të vdekurit, për të plagosurit, për familjet. Zoti e bekoftë këtë popull, të cilin e dua aq shumë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.