Kryesore

3 fotografi “të forta” që përmbledhin simbolikën e sakrificës, solidaritetit dhe dëshirës për t’ju rikthyer jetës normale…

00:36 - 29.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eshtë folur shumë këto kohë për sakrificën, solidaritetin, vëllazërinë mes shqiptarëve që i janë gjendur njëri-tjetrit në ditë të vështirë. Bamirësia dhe dhurimi ka nisur që nga ai lypësi që dorëzoi qindarkat në kampin e Durrësit e deri tek një pjesë e artistëve, biznesmenëve, profesionistëve të të gjitha fushave që kanë dhuruar dikush ushqime dhe ujë, e dikush tjetër një pjesë të pagës mujore e më shumë.




“Gazeta Shqiptare” ka përzgjedhur 3 fotografi simbolike që e shenjojnë këtë kohë: vetëmohimin e ekipeve të emergjencës, ndarjen e kafshatës së bukës dhe dëshirën për të jetuar dhe për t’ju rikthyer përditshmërisë rutinë, aq të dashur në këto momente.

Fotoja e parë i përket një efektivi të ekipeve të emergjencës civile. Nga flamuri që ka në uniformë, duhet të jetë italian. Me gjasë, ka lënë familjen e tij mijëra kilometra larg për t’u rrasur në atë zgavër betoni, në përpjekje dhe shpresë për të gjetur një frymë të gjallë.

Bravo, në këtë rast vlen titulli i himnit të fqinjëve: Fratelli D’Italia.

Fotografia e dytë i përket kampit të Durrësit. Një “tendopoli” e vërtetë e krijuar në aneksin e stadiumit Niko Dovana. Dhjetëra njerëz që po qëndrojnë në kamp i janë afruar gardhit në pritje të racionit të bukës që shpërndahet në këtë rast, nga vullnetarët e “Kryqit të Kuq”. Solidaritet pa kufi.

Fotoja e tretë i përket një momenti të gëzueshëm dhe këto momente nuk kanë qenë të shumtë kësaj jave. Këtu shihet maestro Smerald Spahiu i orkestrës “Albanian Excellence” i cili komunikon me fëmijët dhe në duar mban violinën e tij. Orkestra ka dhënë një koncert për të mbijetuarit e tërmetit që janë strehuar në kampin e Durrësit. “Chapeu!”

“Gazeta Shqiptare”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.