POLITIKË

Basha në Kavajë, porosit banorët: Askush të mos hyjë brenda pallateve të dëmtuara

15:06 - 29.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në qytetin e Kavajës ku po inspekton nga afër banesa dhe pallate, të cilat kanë pësuar dëmtime si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.




Banorët iu ankuan Bashës së prej ditësh janë të detyruar të flenë nëpër makinë, dhe shtuan faktin se janë në pritje të ekspertëve për të përcaktuar nëse banesat e tyre  përmbushin kushtet për banim apo jo. Lideri demokrat porositi banorët të jenë të kujdesshëm dhe të mos futen në banesa e pallate, që kanë pësuar çarje në strukturë.

Pjesë nga biseda e Bashës me banorët:

Qytetari: Po flemë nëpër makina. Na vjen keq për vëllezërit dhe motrat, Shyqyr zotit kemi shpëtua gjallë, Kemi marrë njëri-tjetrin dhe e kemi nxjerrë jashtë. Rrimë nëpër lokale. presim ekspertët të na thonë çfarë të bëjmë.

Basha: Erdha nga Elbasani, miqtë tanë atje kanë hapur vende nëse keni nevojë. Jeta është mbi të gjitha. Askush të mos hyjë në pallatet e dëmtuara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.