Kreshnik Tusha 21 vjeç është liruar pas më shumë se një muaji nga vrasja e 2-fishtë në Laç kur të vdekur mbetën Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.
Tusha ishte i pari që ra në prangat e uniformave blu, pasi shkoi për t’u mjekuar në spital. Policia dyshonte se Tusha ishte një nga 4 autorët dhe u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit në hotelin A&A ku ndodhi ngjarja.
Por në të vërtetë 4 ekzektorët e vërtetë ishin të tjerë. Kreshnik Tusha ishte pandehur nga autorët si një person që i kishte ngritur pritë dhe e qëlluan para banesës së tij. Ndërkohë që Tusha ishte vetëm duke shkuar në shtëpinë e tij.
21-vjeçari u transportua pas të shtënave drejt Traumës pasi ishte në gjendje të rëndë për jetën. Tashmë Tusha është liruar në arrest shtëpie. Ndërkohë janë arrestuar Eduart Lamaj, autori kryesor i ngjarjes, Ilir Xhepaj, por në kërkim janë ende bashkëpuntorët Elson Alija dhe Klaudio Përkola.