Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila shprehet se lufta kundër COVID-19 ende nuk ka mbaruar.
Ambasadorja Kim shton se kur distancimi social nuk është i mundur, duhet të vendosim masakat, në mëyrë që COVID-19 ta mposhtin të gjithë së bashku.
“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, por lufta kundër COVID-19 ende nuk ka mbaruar. Masat e rrepta kanë ndihmuar në kontrollin e virusit, por tani nuk është koha për t’u çlodhur. Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë për njëri-tjetrin. Unë do të vendos maskë për ty, nëse ti do të vendosësh maskë për mua. E pranoj se ndonjëherë jam fajtore sepse nuk e kam vendosur maskën por nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur. Prandaj, kur distancimi social nuk është i mundur, le të vendosim maskat dhe t’a mposhtim COVID-19 së bashku”, shprehet Yuri Kim.