Një shpërthim i madh ka goditur kryeqytetin libanez, Bejrut, duke shkaktuar dëme të gjera dhe duke plagosur dhe lënë të vdekur shumë njerëz. Ende nuk është e qartë se çfarë shkaktoi shpërthimin në zonën portuale të qytetit. Videoja e postuar në internet tregoi një re të madhe dhe ndërtesa të shkatërruara. Spitalet thuhet se janë të mposhtur nga viktima. Ministri i shëndetësisë në Liban, Hamad Hasan, ka folur për shumë të lënduar dhe dëme të mëdha. Agjensia e lajmeve Reuters citon burime duke thënë se të paktën 10 trupa janë nxjerrë të pajetë. Mediat lokale treguan se njerëzit janë të bllokuar nën rrënoja.
Shfaq Komentet (0)