Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Fier-Vlorë pranë fabrikës së kripës
Burimet zyrtare bëjnë me dije se automjeti tip Golf me drejtues shtetasin F. Z ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal, ku për pasojë është dëmtuar një 27-vjeçare.
Vlorë
Rreth orës 12:56, në autostradën Fier-Vlorë pranë fabrikës së kripës, automjeti tip Golf me drejtues shtetasin F. Z ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.
Si pasojë është dëmtuar vajza e drejtuesit, 27 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me akaidentin.
Shfaq Komentet (0)