Kronikë

Vrasja e kryekomisar Artan Cukut/ Drejtësia shqiptare drejt kërkesës së dytë për ekstradimin e urdhëruesit Bledar Jambelli

10:59 - 02.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shteti shqiptar tenton sërish për të vënë para drejtësisë një nga personat më të rrezikshëm të krimit të organizuar, i dyshuar si urdhërues i vrasjes së kryekomisar Artan Cukut.




Gazetarja Klodiana Lala raporton se ka një zhvillim të ri sa i përket çështje se ekzekutimit të kryekomisarit që tashmë është shpallur Dëshmor i Atdheut. Bëhet fjalë për urdhëruesin e krimit, Bledar Jambelli, alias Rikardo Muho i cili në fakt u arrestua dhe më pas u lirua në shtetin grek, përderisa u refuzua ekstradimi për arsye politike.

“Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i është drejtuar me një shkresë zyrtare Prokurorisë së Përgjithshme dhe konkretisht drejtorisë së marrëdhënieve juridiksionale me jashtë. Gjonaj i kërkon kësaj drejtorie që të informohet mbi fazën aktuale të gjykimit të çështjes jo vetëm për Bledar Jambellin por edhe për shtetasin tjetër Kristaq Leci, gjithashtu i dyshuar për bashkëpunim në vrasje, për të parë nëse ndaj tyre është regjistruar ndonjë procedim penal me qëllim për të paraqitur një kërkesë të re për ekstradimin e këtyre dy personave.

Ligjërisht nëse ka argumente shtesë, Ministria e Drejtësisë, pra drejtësia shqiptare mund t’iu drejtohet autoriteteve greke dhe të kërkojë ekstradimin e këtyre dy shtetasve, Bledar Jambellit që ka urdhëruar ekzekutimin e komisar Cukut dhe Kristaq Lecit që dyshohet si një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Ata të dy janë liruar nga autoritetet e drejtësisë greke. Procesi për ta po vijon në gjykatën e Tiranës por për shkak të pushimeve ishte ndërprerë. Mbetet për t’u parë përgjigjja e autoriteteve greke.

Bledar Jambelli ka shfrytëzuar të gjitha deklaratat publike për të përfituar statusin e azilit politik por nëse ka prova të reja ai mund të ekstradohet në Shqipëri. Deri tani për vrasjen e komisar Cukut është arrestuar vetëm Mikel Shallari i cili është dënuar me 10 muaj burg për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë. Vrasja e kryekomisar Cukut është konsideruar ndër 100 vrasjet më të vështira. Bledar Jambelli konsiderohet si një ndër personat më të rrezikshëm sa i përket krimit të organizuar dhe dyshohet për disa vrasje”, deklaroi Lala


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.