AKTUALITET

A je takuar me Shkëlzen Berishën? Erion Veliaj thyen heshtjen: Shpifje, kush mbjell erë, do korrë stuhi

15:02 - 06.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I pyetur nëse është takuar me Shkëlzen Berishën, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, mohon një gjë të tillë, duke e cilësuar si shpifje, për ta shoqëruar me shprehjen: “Kush mbjell erë, do korrë stuhi”.




Veliaj deklaroi se hera e fundit që mund të jetë takuar me djalin e ish-Kryeministrit ka qenë në përiudhën e gjimnazit. Sipas tij as atëhere nuk ka pasur komunikim me s tyre, jo vetëm për faktin se Shkëlzeni ishte një vit më i madh, por gjithashtu se familja Berisha ishte ‘damkosur nga problemet me piramidat dhe shkatërrimin e vendit’, siç shprehet kryebashkiaku.

“Me Shkëlzen Berishën mund të jem shkëmbyer për herë të fundit kur kemi qenë gjimnazistë. Ai ishte një vit mbi mua. Që atëherë kam kuptuar se njeriu, që në adoleshencë fillon të kuptojë kush di të qeverisë keq dhe mirë. Edhe atëherë, në shkollë, nuk përziheshim as në oborr pasi familja ishte damkosur që solli problemet me piramidat dhe shkatërrimin e vendit”, tha Veliaj.

Duke i cilësuar si shpifje që shpërndahen në oborrin e selisë blu, Veliaj shprehet familja Berisha ‘është duke korrur atë që ka mbjellë vetë’.

“Nëse po shqyhen me njeri-tjetrin, atëherë mirë t’ju bëhet. Sepse vetë Saliu sajonte gjëra të tilla. Saliu vetë, gjatë fushatës së kaluar, tha se Erion Veliaj, në 1977-ën, dy vite para se të lindte, ishte bërë një kitarist i famshëm nga Kalifornia, kishte krijuar edhe një grup roku dhe kishte shkuar në Iran. Pra, sipas tij, unë i kisha bërë gjithë këto mëkate para se të lindja. Parimi është: kush mbjell erë, do korrë stuhi. Saliu, Zeni dhe gjithë familja e tyre, dhe ajo vajza që vjen këtu te bashkia me molotov dhe thotë “lironi babin”, janë duke korrur atë që kanë mbjellë vetë”, deklaroi ai.

Kryebashkiaku e përfundoi deklaratën e tij duke u shprehur se nuk ka asnjë emocion për Shkëlzen Berishën, teksa e akuzoi se hodhi një fshat në erë.

“Nuk më intereson fare çfarë thotë ai sepse babanë e tij e kemi mundur tre herë në zgjedhjet e përgjithshme dhe tre herë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Meqë do të angazhohet politikisht, bujrum le të vijë, të kandidojë. Nuk më jep asnjë emocion një njeri që hodhi një fshat në erë dhe një njeri, i cili prej hallit që ka zënë babanë, detyrohet të shpenzojë paratë e veta, që të sjellë njerëz nga qytetet e tjera sepse nuk i del Tirana në protestë. Në këtë sens, ai të vazhdojë me aventurat e tij, ndërkohë unë kam punë për bërë. Rrugët tona janë ndarë që te oborri i Samiut”, deklaroi kryebashkiaku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.