AKTUALITET

Rritet numri i urgjencave në dy spitalet COVID/ Gazetari: Tek “Shefqet Ndroqi” vetëm 30 shtretër të lira

14:34 - 12.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rritet numri i urgjencave në dy spitalet COVID, ku po trajtohen pacientët e infektuar.




Gazetari Erjon Skëndaj në një raportim live për ‘News24’ nga Infektivi pohoi se aktualisht në këtë spital janë të shtruar 80 pacientë, ndërkohë që në 24 orët e fundit janë paraqitur 9 urgjenca.

Po ashtu, Skëndaj pohoi se situata në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ është e rënduar, pasi janë të shtruar 180 pacientë.

Mësohet se aktualisht 30 shtretër janë bosh, ndërsa gazetari Skëndaj pohoi se situata mund të bëhet edhe më e vështirë nëse nuk merren masat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.