AKTUALITET

“Ende nuk kemi arritur kulmin e valës së dytë”, Brataj: Ja sa infektime në ditë do të ketë javën e ardhshme

11:43 - 20.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj deklaroi se në javët në vazhdim numrat e të infektuarve ditorë mund të rriten deri në mbi 1 mijë në ditë. Në një intervistë televizive Brataj tha se vendi ende nuk e ka arritur kulmin e valës së dytë të infeksionit:




“Përderisa ka rritje të shifrave ende nuk kemi arritur kulmin e valës së dytë, deri sa numrat janë ende në rritje nëntori dhe dhjetori do të kemi rritje, që mund të kalojnë edhe numrin mbi 1000 të prekur në ditë.”

Lidhur me gjendjen e spitaleve Covid, Brataj tha se rritja e numrit të të shtruarve është diçka që pritej të vinte me rritjen e të infektuarve:

“Është rritur përhapja e infeksioni dhe është normale me kushtet e pandemisë që ndodhemi dhe këto shifra priteshin të vinin. Testimi tregon përhapjen e infeksioni dhe dihet që një % e këtyre të infektuarve kthehen në pacientë në spitale.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.