LIFE STYLE

Nuk ju pëlqejnë Krishtlindjet? Psikologët ju tregojnë si t’i përballoni

21:15 - 09.12.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sapo vjen dhjetori, çdo gjë dekorohet për festat e fundvitit. Ka disa persona që mezi e presin këtë muaj, por ka edhe nga ata që nuk e pëlqejnë këtë atmosferë. Mos u shqetësoni, nuk jeni të vetmit që trishtoheni për Krishtlindje.




Fernando Azor, psikolog nga gabinetedepsicología.com, shpjegoi për Euronews se si të përballoni këtë periudhë nëse nuk ju pëlqejnë festat:

Nuk është sëmundje

“Gjendja e dëshpëruar e Krishtlindjeve” nuk është një çrregullim psikologjik ose një sëmundje në vetvete. Megjithëse, simptomat e saj ekstreme mund të jenë shqetësuese: trishtimi, mungesa e oreksit dhe gjumit, ankthi. Në fakt një nga arsyet pse njerëzit trishtohen për Krishtlindje është kur mendojnë se edhe një tjetër vit iku dhe çfarë arritën gjatë vitit që po lënë pas?

Ju nuk i urreni Krishtlindjet

Në çdo situatë ju duhet të mendoni pozitivisht. Nëse nuk ju pëlqen atmosfera festive, atëherë mendoni se do të pushoni për disa ditë. Ju nuk i urreni festat, por me siguri mendoni shumë, gjatë kësaj periudhe. Mos i mbani për vete ndjenjat negative, flisni me dikë për shqetësimet që keni në sezon festash.

Kalojini Krishtlindjet siç dëshironi

Këshilla kryesore e Azorit për të “mbijetuar” në këto data është “normalizimi” i periudhës. “Mos luftoni Krishtlindjet” dhe mos harroni se nuk ka “nevojë për të riprodhuar” modelin e imponuar nga shoqëria, shtoi ai. Dikush mund të pranojë të gjitha klishet dhe “të jetojë përrallën e Krishtëlindjes”, tha Azor, ose, si alternativë, të shohësh nuancat dhe të zgjedhësh të mos festosh në një mënyrë tradicionale.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.