Kronikë

Vetvrasja e efektives 21 vjeçare / Arrestohet i dashuri i saj, babai i të cilit ishte efektiv në të njëjtin komisariat me viktimën. I riu fshiu sms-të nga celulari i saj. Ja për çfarë akuzohet

10:41 - 25.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është arrestuar i dashuri i polices 21 vjeçare, Aldorjana Loshi, e cila vrau veten me armën e shërbimit në banesën e saj, në Ali Dem, Tiranë, ditën e djeshme.




28 vjeçari, me iniciale E.N., me vendbanim në Kamëz, ku dhe shërbente efektivja, akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sipas njoftimit të policisë, i riu ka shkuar në banesën e 21 vjeçares, ku e ka gjetur të pajetë.

Mësohet se 28 vjeçari fillimisht ka fshirë sms-të që ata kanë shkëmbyer me njëri tjetrin nga celulari i viktimës dhe më pas ka telefonuar policinë për të raportuar ngjarjen e ndodhur.

Bëhet me dije se babai i 28-vjeçarit ishte gjithashtu efektiv policie dhe punonte në të njëjtin komisariat me të dashurën e tij.

Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, më 24 maj, rreth orës 18:30, në rrugën “Todi Shkurti”.

 Efektivja Aldorjana Loshi, prej një viti e gjysëm punonte në komisariatin e policisë nr.5 në Kamëz dhe nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni.

Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund ta ketë çuar 21-vjeçaren drejt këtij akti të rëndë.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës e po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.