Kronikë

Detaje të reja / Shisnin drogë në një lokal të Patosit, u arrestuan një efektiv së bashku me 3 kushërinjtë e tij! Një prej tyre iimplikuar në trafikun e armëve në Greqi, u ‘tradhtua’ nga bisedat në celular

10:39 - 25.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga arrestimi i efektivit së bashku me 3 persona të tjerë në Fier të cilët shisni drogë në një lokal, mësohet se kishin lidhje familjare me njëri tjetrin pasi ishin kushërinj.




Lorenc Gropa, së bashku me Klevis e Ledjon Gropën dhe Skerdilajd Levendi janë kushërinj së bashku.

Efektivi dhe Klevis e Ledjon Gropa janë të akuzuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikëve”.

Skerdilajd është i akuzuar për “Trafikimi i armëve dhe municionit”, por ky i fundit u tradhtua nga bisedat e tij telefonike që kryente me shtetas të tjerë, duke negociuar për veprimtarinë e paligjshme.

Nga kontrolli i banesës së punonjësit të policisë u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një qese 41,25 gr kokainë, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë.

Njoftimi i AMP-së:

“Prodhim dhe shitje e narkotikëve”/AMP arreston punonjësin e Policisë dhe 3 shtetas, ndërsa 2 shtetas të tjerë procedohen në gjendje të lirë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), në kuadër të hetimit proaktiv me metoda speciale, finalizoi operacionin për goditjen e një grupi kriminal në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, duke arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë L.G., me detyrë Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier, si dhe shtetasit K.G. dhe L.G., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, veprimtari të cilën dyshohet se e kryenin në ambientet e një bar kafe, në Patos.

Nga kontrolli i banesës së punonjësit të policisë L.G. u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë.

Nga veprimet hetimore progresive në vijimësi si deklarimet dhe këqyrja e telefonave, u dokumentua implikimi në trafikun e armëve në shtetin grek të shtetasit S.L., i cili u arrestua për “Trafikim i armëve dhe municioneve”, pasi ai negocionte me shtetas të tjerë në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasi B.F., i dyshuar për “Organizim i lojërave të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e ambjenteve për lojëra të palejuara”, si dhe shtetasi M.G., i dyshuar për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Vijojnë hetimet për përfshirjen e mundshme të shtetasve apo punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari të paligjshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.