Qendërmbrojtësi i Manchester City, Eric Garcia raportohet se ka arritur marrëveshjen me Barcelonën. Që në verë, Garcia ka dashur të largohet dhe nuk ka pranuar rinovimin e kontratës që skadon këtë qershor. Mësohet se ai do të lërë ekipin e Guardiolës që këtë janar. Klubi katalanas ka arritur akordin për një transferim 9 milion ë paund dhe një kontratë 5 vite e gjysmë. Nuk përjashtohet mundësia që transferimi të presë deri n ë verë dhe të jetë me kosto zero. Për Garcian ky do të ishte një rikthim n ë Spanjë, pasi si lojtar ka dalë nga La Masia, që është edhe akademia e Barcelonës. Sigurisht që ai nuk e ka harruar klubin që e formoi si futbollist dhe dëshiron rikthimin.
Shfaq Komentet (0)