SHËNDET

5 probleme serioze shëndetësore që mund të zbulojnë këmbët

09:45 - 10.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu si sytë, duart dhe thonjtë, këmbët dërgojnë sinjale duke paralajmëruar probleme shëndetësore që ndoshta s’i kemi vërejtur. Sheqeri i lartë në gjak, qarkullimi i dobët i gjakut dhe mungesat e ndryshme ushqyese shpesh shkaktojnë simptoma të ekstremitetit të poshtëm, të cilat duhet të vlerësohen menjëherë nga një mjek.




Diabeti

Dhimbja, ndjesi shpimi gjilpërash dhe mpirje në pjesën e poshtme të këmbës janë simptoma tipike të diabetit. Mund të ketë dhe plagë në këmbë që duhen shumë kohë për t’u shëruar. Këto simptoma vijnë për shkak të niveleve të larta të sheqerit në gjak dhe dëmtimit neurologjik që ato shkaktojnë nëse sheqeri nuk vihet nën kontroll, shkruan abcnews.al.

 Sëmundja arteriale periferike

Qarkullimi i dobët i gjakut në këmbë shpesh është rezultat i akumulimit të yndyrës në muret e arterieve (ateroskleroza). Simptomat kryesore të kësaj sëmundjeje përfshijnë mavijosjet e gishtërinjve dhe trashësia e reduktuar e lëkurës në pjesën e poshtme të këmbës.

Osteoporoza

 Frakturat e lodhjes në ekstremitetet e poshtme, domethënë këputjet e vogla në kockat e këmbës, shkaktojnë dhimbje gjatë ecjes ose ushtrimeve fizike. Frakturat janë tregues i osteoporozës, por mund të jetë për shkak të mungesave ushqyese ose këpucëve me cilësi të dobët.

Tromboza e venave të thella

Simptomat përfshijnë dhimbje në këmbë dhe ënjtje, veçanërisht në zonën e kyçit të këmbës. Tromboza e venave të thella është shumë e rrezikshme, pasi nëse trombi shkëputet dhe lëviz në mushkëri mund të shkaktojë një emboli pulmonare.

Mungesa e hekurit

Kur thonjtë e këmbëve bëhen shumë të brishtë, kjo shpesh tregon mungesë hekuri në trup. Nëse nuk trajtohet menjëherë, mungesa e hekurit mund të shkaktojë komplikime serioze, të tilla si deficite zhvillimore, çrregullime të zemrës ose probleme gjatë shtatzanisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.