AKTUALITET

Surprizohet Basha, qytetarët e Beratit e presin me flamuj, buqeta me lule e thirrje “Rama ik”

11:34 - 20.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është pritur me brohërima e flamuj nga qytetarë beratas.




Të lajmëruar për vizitën që Basha do kryejë sot në Berat, qytetarët i kanë bërë liderit të opozitës një pritje madhështore në kufirin që ndan Beratin me Lushnjën. Ata e kanë pritur Bashën me flamuj, buqeta me lule dhe nën thirrjet “Rama ik”.

I surprizuar nga kjo pritje, Lulzim Basha ka ndaluar, i ka përshëndetur e falenderuar për këtë pritje madhështore dhe pasi ka qëndruar disa minuta me ta ka vijuar rrugën drejt qytetit të Beratit. Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet të zhvillojë gjatë ditës së sotme disa takime në qarkun e Beratit, të cilat do të përqendrohen jo vetëm në qytet por edhe në disa zona rurale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.