Aktualitet

“Sot 95% e shërbimeve online”, Rama: Sistemi i bashkëqeverisjes, epokë e re e marrëdhënieve me publikun

13:05 - 11.04.21 Gazeta Shqiptare

“Në Shqipëri sot ofrohen 95% e shërbimeve online, ndërsa 5% e shërbimeve nuk ofrohet online për shkak se duhet me patjetër paraqitja e qytetarit, rast konkret është ai i gjurmës së gishtave kur aplikohet për pasaportë të re”.



Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me disa të rinj të “Tumo Tirana” theksoi se sistemi i bashkëqeverisjes është kapërcimi në një epokë të re të marrëdhënieve me publikun, është një sistem që gjendet e zhvilluar europiane.

“Po ta marrim pak historikun e zhvillimit të teknologjisë në funksion të njerëzve dhe në funksion të njerëzve dhe qeverisjes së vendit, sot jemi në një nivel kompletë tjetër. Ne e nisëm faktikisht me 14 shërbime online në 2013-ën dhe sot jemi 1 207 shërbime online, gati 95% e shërbimeve. Tani sfida është të mbyllim ciklin, sepse një pjesë e këtyre shërbimeve janë me një kalim, pra pasi ti bënë aplikimin online por shërbimin nuk e merr të tërin online. Kjo lidhet me databazat dhe kapacitetin për të kthyer pas shërbimin, po marrë kadastrat si shembull, një pjesë e konsiderueshme jepet online, por një pjesë tjetër nuk jepet online për shkak të databases, ku duhen futur të gjithë tokat dhe pronat e administruara. Mbetet një 5% pasi duhet të jetë individi aty, një shembull tjetër, janë pasaportat, që s’merren online gjurmët e gishtave. Ndërkohë, ajo që është shumë e qartë nga ajo që dëgjova këtu, është se kur shikon të gjithë panoramën që sot kemi, brenda sistemeve të menaxhimit ka shumë vende për solucione teknologjike, që do të thotë nuk është një shërbim online në sensin klasik të fjalës, komunikimi konstant i prindërit me shkollën për fëmijën e vetë, por është një sistem menaxhimi”,- tha Rama.

“Shpesh njerëzit thotë pse duhet ta zgjidh individ tek platforma e bashkëqeverisjes dhe nuk e zgjidh vetë institucioni. Jo, ky është një kapërcim i një epoke, në një funksion që shteti e ka patur gjithnjë. E kanë patur mbretëritë, republikat, e kanë të gjitha shtetet sot, marrëdhëniet me publikun. Sot e gjithë ditën në të gjitha institucionet publike të planetit, duke nisur nga Shtëpia e Bardhë, tek Elizeja në Francë, e duke u shtrirë në të gjithë morinë e institucioneve kanë një kanal komunikimi me individët, që ankohem, deri dje ka qenë me letra. S’duhet të shkruaj publiku letra se duhet ta bëjë vetë institucioni, s’ka asnjë vend në botë të ketë arritur atë perfeksion. Në faqen online të Presidentit të Francës ka një rubrikë që mund t’i shkruar Presidentit për një problemet që ti ke, ky është një sistem që kalon marrëdhënien me publikun në një tjetër instancë. Ky sistem garanton efikasitet më të madh, pasi është i gjurmueshëm, jo si letra që është në sirtarin e një zyre e se di a ka ardhur, a u kthye përgjigja dhe jo vetëm kaq por sistemi teknologjik është në sytë e disa subjekteve të angazhuara, s’mund të jesh arbitrar aty, hajde nesër apo pasnesër, pasi ka përgjegjësi dhe përgjigje direkte.”,- tha Rama.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.