BLUETOOTH

Bieta Sulo rrëfen ndarjen nga Alban Dudushi: Ndenjëm 5 muaj, unë me gocat, ai me shoqërinë

13:51 - 15.05.21 Gazeta Shqiptare

Bieta Sulo për herë të parë ka rrëfyer një krize në marrëdhënien e saj dhe të Alban Dudushit. Moderatorja u shpreh se ishin ndarë për 5 muaj, duke qenë e bindur se mes tyre gjithçka kishte mbaruar. “Ka qenë një moment në jetën tonë si çift që u ndamë, në 2011-n. Nga këto ndarjet përgjithmonë, i thamë njëri-tjetrit nuk ka më kthim mbrapa dhe u ndamë vërtetë për rreth 5 muaj. Ka qenë si kjo periudhë, gjithë verën e kemi kaluar vetëm. Unë me gocat, Albani me shoqërinë dhe diku nga darka dërgonte ndonjë mesazh Albani. Dhe një nga mesazhet që doja të veçoja ka qenë “love is a ring on telephone”. Unë isha në gjumë e pashë dhe thashë kushedi do e ketë nisur gabim. Më vonë pasi u pajtuam ai kishte qenë duke dëgjuar këtë këngë “Because the night” nga Patti Smith. Dhe vargu që ai më dërgoi mesazh është në dy kuptime. Ring në anglisht ka kuptim edhe unazë edhe zile, dhe ai e kishte që dashuria mund të jetë zile, por është edhe se pavarësisht se s’kemi letra, s’jemi martuar, s’kemi unazë jemi bashkë. Sa herë dëgjoj këtë këngën edhe më prek, sepse kujtoj momentin kur s’ishim bashkë, por është edhe premtim nga ana tjetër”, rrëfeu Bieta.



 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.