BLUETOOTH

“Ndihem më i vlerësuar se kurrë, jam pa fjalë…”/ Alban Ramosaj fiton Kënga Magjike me “Thikat e mia”

00:34 - 30.05.21 Gazeta Shqiptare

Kupa Magjike për këtë edicion të 22 të festivalit Kënga Magjike shkoi për Alban Ramosaj, me këngën “Thikat e mia”.



Mes lotësh, Alban Ramosaj tha se e kishte menduar këtë moment dhe nuk mund ta besonte që ishte bërë realitet. “Ndihem më i vlerësuar se kurrë, jam pa fjalë…”

Ndryshe nga edicionet e kaluara, “Kënga Magjike” këtë vit kishte vetëm 3 çmime: Best New Artist, Best International Artist dhe çmimin e madh.

Çmimi Best New Artist këtë vit shkoi për grupin Urban Band.

Ndërsa çmimin Best International Artist e rrëmbeu artistja nga Gjeorgjia, Nutsa.

Sistemi i votimit në Kënga Magjike ishte i ndarë në tre pjesë. Artistët votuan për njëri-tjetrin, po ashtu edhe publiku votoi për të preferuarin e tij dhe vota e jurisë e përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

Pas 22 vitesh, për shkak të situatës së pandemisë Kënga Magjike, nën prezantimin e Ardit Gjebreas dhe Marsela Çibukajt, erdhi e konceptuar ndryshe, si një koncert show në studion e “E Diela Shqiptare”.

Me pamjet e mrekullueshme që ofron skenografia e mjeshtrit italian Gaetano Castelli, Drejtori i Fotografisë, Ivan Pierri dhe regjia nga Aldon Lipe tre netët e Kënga Magjike përcollën emocion e spektakël në ekranin e Televizionit Klan. tvklan.al

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.