Kronikë

Përplasi rëndë 24-vjeçaren që po ecte në trotuar në Tiranë, arrestohet djali i ish-drejtuesit të policisë

09:18 - 11.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka arrestuar 19-vjeçarin Jehon Breçani, pas aksidentit të rëndë të shkaktuar pasditen e djeshme, ku përplasi me mjetin e tij tip “Benz” një 24-vjeçare.




Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se 24-vjeçarja Xh. G. ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ka humbur njërën këmbë.

Ndërkohë, i arrestuari Jehon Breçani është djali i ish-drejtorit të Policisë, Erzen Breçanit.

“Është arrestuar J. B., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.