Kronikë

Aksident në Korçë-Bilisht, automjeti me targa greke përplas çiftin që po udhëtonin me motor

16:12 - 12.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një automjet ka përplasur çiftin e bashkëshortëve që udhëtonin me motor në aksin Korçë-Bilisht.Sipas informacioneve paraprake nga Policia mësohet se një mjet është përplasur me një motor e për pasojë ka mbetur e dëmtuar një grua që ishte pasagjere në të.




Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se mjeti që ka përplasur çiftin e bashkëshortëve është me targa greke. E dëmtuara u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.