Kronikë

Aksioni i RENEA-s në Shkodër e Fier, shoqërohen 23 persona

10:18 - 16.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhen detaje nga aksioni i zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Shkodër dhe Fier nga forcat RENEA. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se RENEA ka ushtruar kontrolle në 18 lokale dhe 21 ambiente të ndryshme, në të dyja qytetet.




Nga kontrollet janë shoqëruar për verifikim 23 persona, të identifikuar si persona me precedent kriminal apo me tendencë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Një ditë më parë, RENEA zhvilloi kontrolle edhe në qytetin e Vlorës, ku arrestoi shtetasin Edison Begaj, i cili i shpëtoi një atentati më parë pak javë më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.