Kronikë

Emrat/ Kush janë 12 trafikantët e drogës të arrestuar në Tiranë, 6 të tjerë në kërkim

09:33 - 17.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhen detaje të reja nga operacioni policor “Parku”, i cili u mbyll pas një viti hetime me arrestimin e 12 trafikantëve të drogës, ndërsa janë shpallur në kërkim 6 të tjerë.




Gazetarja Dorjana Bezat zbardh për “BalkanWeb”emrat e të arrestuarve, të cilët sipas uniformave blu, akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, si dhe “Moskallëzim krimi”.

Kështu, siç raporton gazetarja Bezat për “BalkanWeb”, në pranga kanë rënë shtetasit Deivid Shuaipi, Farjon Palushi, Jurgen Halitaj, Ismail Gurra, Denard Buci, Josif Ceka, Oltion Doku, F. S (i mitur), L. D (i mitur), Fabian Pitani, Doris Murati dhe A. Ll.

Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit: Arnaldo Çiçaj, Ergest Mema, Frenkli Sorra, Redi Palushi, Aleksandro Maliqaj dhe R. D.

Këta shtetas merreshin me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.