AKTUALITET

Manastirliu: Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, nëse jeni mbi 18 vjeç shfrytëzoni fundjavën…

21:50 - 23.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se vetëm sot janë vaksinuar mbi 13 mijë qytetarë ndaj COVID-19.




Manastirliu thotë se deri më sot kanë kryer 1 milion e 123 mijë e 253 qytetarë vaksinën teksa ka një thirrje për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.

Ajo kërkon që kushdo që i përket kësaj moshe të shfrytëzojë fundjavën për t’uvaksinuar në çdo qendër shëndetësore ose të vaksinimit nga mëngjesi deri në 20:00 të mbrëmjes.

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU

Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,123,253 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik

Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, në qendrat shëndetësore ose në qendrat e vaksinimit të përqëndruar kudo në vend


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.