Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Fier, policia shpall në kërkim autorin

11:50 - 23.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Fier, ku i lënduar në këmbë ka mbetur një 40-vjeçar, i cili fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.




Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin U. S., 50 vjeç.Gazetari Ervis Kuçi raporton se shkak i plagosjes ka qenë një fjalë “Pse me pe ashtu?”.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Ngjeqar, Roskovec, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi E. H., 40 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Fierit, u largua për në banesë.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit U. S., 50 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.