Kronikë

EMRAT/ Kapen 5 hajdutë në Elbasan, policia u zbulon dhe 4 ngjarje të tjera

10:44 - 26.07.21 gsh

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin “Banesa e Fundit”, duke goditur një veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së banesave.



Gjatë aksionit, policia ka arrestuar pesë persona, të cilët u kapën në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një banesë në Elbasan.Nga hetimet janë zbardhur dhe 4 raste të tjera të vjedhjes në banesa dhe lokale, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Njofimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të ndodhura më parë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas po tentonin të vidhnin në një banesë në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, u organizua dhe u finalizua më sukses operacioni policor i koduar “Banesa e fundit”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Ll., 33 vjeç, B. M., 19 vjeç, I. T., 19 vjeç, E. B. 18 vjeç dhe B. Rr., 18 vjeç, banues në Elbasan.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në mesnatë, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit P. S., në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan.

Nga veprimet e kryera rezulton se këta shtetas dyshohen se janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet në pronësi të shtetasit B. Rr., me të cilin këta shtetas kryenin vjedhjet, si dhe një mjet prerës thikë.Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.