AKTUALITET

Ambasadorja Kim: Negociatat të nisin pa vonesa. SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë dhe RMV, i përkasin BE-së!

14:57 - 20.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ndërsa thekson se procesi i negociatave duhet të nisë pa vonesa.




Ambasadorja Kim shpërndan deklaratën e përbashkët të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, të cilën shprehen se vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian.

“SHBA dhe BE pajtohen se rajoni i Ballkanit Perëndimor i përket Bashkimit Evropian dhe negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë pa vonesa. Pranimi në BE, një përparësi e deklaruar për të gjithë Ballkanin, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe avancimin e sundimit të ligjit”, shkruan ambasadorja Kim.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.