Kronikë

Arrestohen 2 persona në Korçë/ Njëri u kap duke transportuar 8 klandestinë, francezit iu gjet drogë në makinë

15:31 - 20.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, njëri në vijim të operacionit “Perimetri” dhe u proceduan penalisht 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale.




Pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet F. K., 56 vjeç, banues në Thumanë të Krujës. Ky shtetas u konstatua nga Forcat Speciale “Shqiponjat”, në lagjen nr. 2, Korçë, duke transportuar me mjetin tip furgon “Ford”, 8 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga verifikimet e mëtejshme të kryera, rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi F. K., kishte kaluar kufirin për në shtetin grek në mënyrë të paligjshme, si dhe drejtonte mjetin pa lejë drejtimi.

Po ashtu në pranga të policisë së Pogradecit ra dhe shtetasi francez me inicialet J-B. Ch., 39 vjeç, banues në Grande Rue, Francë, pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë procesit të kontrollit që shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, ushtruan në automjetin tip “Fiat” që ky shtetas drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, filluan procedimin penal për shtetasin S. M., 50 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, pasi në hyrje të qytetit të Ersekës, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip kamion “Benz”, 9 m sterë dru zjarri, pa leje. Po ashtu u procedua penalisht dhe shtetasi me inicialet A. B., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit që shërbimet e policisë kanë ushtruar në lokalin e tij në lagjen nr. 1, Korçë, iu gjet dhe sekuestrua një tablet i markës “Huawei”, të cilin dyshohet se e përdorte për aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.