Kryesore

“Do martohesh me mua shpirti jem?”, Dj PM i propozon publikisht blogeres në “Big Brother VIP”

14:12 - 17.11.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pajtimi, ose siç njihet me emrin artistik Dj PM, vendosi të distancohej nga blogerja Sarah Berisha, pasi i shprehu hapur pëlqimin. Konkurrenti i “Big Brother VIP” ndryshoi sjelljen e tij kundrejt Sarës, sepse nuk sheh nga ajo të njëjtin përkushtim që ka ai për marrëdhënien mes tyre.




Mirëpo, duket se Pajtimi nuk ka rezistuar për shumë kohë larg Sarës, sepse mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të spektaklit, ai i “propozoi” para të gjithëve.

Pjesë nga biseda:

Pajtimi: A do të fejohesh me mua?

Sarah: Ta mendoj.

Pajtimi: Mendoje se mu tha koma poshtë.

Sarah: Po!

Pajtimi: Po?

Sarah: Po! Me unazën e Sabianit (qesh dhe përqafohet me Pajtimin)

Pajtimi: Prit ta bëj edhe një herë, por pa të qeshura. Ta bëjmë si ceremoni zyrtare. (Merr Arbrin për t’i celebruar dhe Sabianin si dëshmitar, ulet sërish në gjunjë). Zemër, do martohesh me mua shpirti jem?

Sarah: S’e di, do pys ato të shtëpisë.

Pajtimi: Mendohu se s’kena kohë.

Sarah: Pranoj! Martesa e parë në Big Brother.

Pajtimi: O Zoti im! Tash munem me e puth nusen (e përqafon sërish).

Disa nga banorët e tjerë mendojnë se Pajtimi ka më shumë kimi me Beniadën, por veprimet e artistit tregojnë të kundërtën. Pasi dëgjoi këto aludime, Sarah reagoi dhe tha se nuk është brenda në shtëpi për të konkurruar me askënd në lidhje me një mashkull.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.