Kronikë

Ngjarja në Astir/ Eksperti i sigurisë: Krimi i sigurtë, mund të vijë edhe nga lidhja me zyrtarë të policisë

21:29 - 24.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Emisioni “Në Shënjestër” ka sjell mbrëmjen e sotme pamjet ekskluzive të ngjarjes në Astir disa ditë më parë ku mbetën të vrarë dy persona. I ftuar në studio, gazetari Eni Ferhati është shprehur se pista kryesore e policisë është pjesëmarrja në një grup të strukturuar kriminal që operon në kryeqytet. Ferhati hedh dyshime se duke qenë se Erigers Mihasi kishte vetëm një ditë që ishte kthyer në Shqipëri, mund të kenë qenë zyrtarë të policisë që mund të kenë dhënë informacion.




“Është shqetësuese të bëhet një atentat i tillë në atë lloj forme. Precizoni nga ana e autorit na bën të kuptojmë se kemi të bëjmë me një qitës profesional. Autori ka qenë i vendosur në sendiljen e pasme të automjetit. Bizneset janë të detyruara të mbajnë kamera sigurie.Janë 150 kamera që vijojnë të shikohen nga agjentët. Është siguruar pothuajse i gjithë itinerari i autorëve. Pista kryesore e hetimit është përfshirja e tij në ngjarje kriminale dhe për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. Vajza e pranishme me Mihasin nuk është e përfshirë në ngjarje. Ai kishte 1 ditë që ishte kthyer nga Franca ku qëndronte atje prej kohësh. Mos kemi të bëjmë me nje dekonspirim që kur Mihasi ka shkelur në Shqipëri? Mos ka edhe zyrtarë të policisë që kanë dhënë informacion? Ka shumë pikëpyetje. Ka një kamera në “Rreth rrotullimin Shqiponja” dhe rezulton se kamera ka cilësi të një cilësie të dobët në një aks aq të rëndësishëm. Autorët e kanë zgjedhur atë vend qëllimisht pasi rruga që vinte më pas nuk kishte trafik”- tha ai.

Për ekspertin e sigurisë Fatjon Softa krimi në vend është trimëruar dhe ndihet i sigurtë. Sipas tij kjo siguri mund të vijë edhe nga lidhja që mund të kenë më zyrtarë të policisë.

“Janë disa ngjarje kriminale dhe në të gjitha rastet krimi ka qenë agresiv duke përdorur armë në zona të banuara të qytetit pa pasur frikën e identifikimit. Këto pamje kaq të frikshme tregojnë që krimi ndihet i sigurtë. Është e pamundur të levizësh me mjet të vjedhur që mund të ishim objekt i gjurmimit, të lëvizësh me armë tregon që guximin dhe sigurinë që kanë. Kjo siguri mund të vijë edhe për shkak të lidhjes me policisë. Të gjitha ngjarjet përfundojnë në Thumanë. Krimi është trimëruar dhe ka marrë dimension”- tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.