Kronikë

“Zonja e drogës”/ Arrestohet 36-vjeçarja shqiptare në Itali, si u tradhtua nga bashkëpunëtorët

19:48 - 02.12.21 gsh

Autoritetet italiane kanë vendosur në pranga 36-vjeçaren shqiptare Jona Mullaraj.



Ajo cilësohet nga mediat e vendit fqinj si “Zonja e drogës” dhe dyshohet se kishte marrë përsipër ruajtjen e 450 kilogramëve drogë.

Ajo dyshohet se është tradhtuar nga bashkëpunëtori i saj 45-vjeçar, i cili ka lajmëruar policinë se ka ndodhur një grabitje në një zonë të Milanos. Me të mbërritur atje, autoritetet kanë ndjerë erën e rëndë të drogës dhe kanë zhvilluar kontrollet në shtëpi, ku fillimisht, është gjetur një sasi prej 80 kg drogë. Përfshirja e Mullaraj deri më tani është e paqartë, megjithatë autoritetet janë duke hetuar aktivitetin e saj. Vlen të përmendet gjithashtu, se gruaja punonte në fushën e ndërtimit dhe njihej si një përkrahëse e partisë “Lega Nord”.

Po të shohësh llogarinë e saj në rrjete sociale, zbulohet se ajo publikonte foto me shumë politikanë të njohur, mes tyre, edhe Matteo Salvini. Sakaq, Mullaraj ishte dhe skeptike ndaj vaksinës COVID-19 dhe sistematikisht në rrjete sociale, publikonte të dhëna e fakte që kundërshtonin aplikimin e vaksinës në popullatë.

61733533_136918577419183_5459582862682488832_n 60491759_135569710887403_1594662412873629696_n 60392695_134590527651988_4057106329200754688_n 60350423_133986791045695_641221398768910336_n 50459915_108103960300645_940331412412694528_n 67775421_148413102936397_2565524402741444608_n
<
>

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.