Kronikë

Parandalohet krimi/ Do ekzekutonin një person në Tiranë për pazare droge

10:34 - 08.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Lezhës ka publikuar pamjet e dy operacioneve të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit, ku u arrestuan 4 persona dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë me të shkuar kriminale.




Pamjet tregojnë momentet e arrestimeve dhe sendet e sekuestruara nga policia, si një shumëllojshmëri armësh, nga kallashnikovët, te snajperët e lënda eksplozive C4, apo mijëra euro të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Gjatë këtij aksioni, policia njofton se ka parandaluar edhe një vrasje, që anëtarët e grupit kriminal po planifikonin të kryenin.

Bëhet fjalë për dy shtetasit e shpallur në kërkim, të dy me rrezikshmëri të lartë, E.V., 31 vjeç dhe H.N., 31 vjeç, të cilët nga informacionet e grumbulluara nga policia, rezulton se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, duke përdorur mina me telekomandë dhe armë zjarri, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit.

“Nga hetimet paraprake dhe informacionet e grumbulluara rezulton se shtetasit H.,N. dhe E. V., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit.

Këta shtetas, si bazë për fshehjen e armatimit që do të përdornin për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal, kishin shfrytëzuar ambientet e banesës dhe të restorantit të shtetasit N. M.

Ndërsa shtetasi M. L., dhëndri i shtetasit N. M., është kapur me armë zjarri pistoletë, gjatë operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.