BLUETOOTH

9 janari ditëlindja e Bora Zemanit/ Beatrix flet për banderolën që erdhi për Donaldin: E ka mendjen tek e kaluara

00:39 - 12.01.22 Gazeta Shqiptare

Konkurrentja e Big Brother Vip Beatrix Ramosaj ka folur për marrëdhënien e saj me Donald Veshajn brenda shtëpisë së Big Brother. Ajo ka komentuar edhe banderolën që erdhi për Donaldin më 9 janar që përkonte me ditëlindjen e Bora Zemanit, ish-të dashurës së aktorit.trikssjaaa



Beatrix duket se nuk e ka pritur mirë aq sa sonte në dhomën e rrëfimit ka thënë se mendon se Donaldi e mban mendjen tek e kaluara. 

Beatrix: Ajo që ndodhi është diçka që nuk ka pse ta mendoj dhe ta mendoj. Unë e di shumë që do të ndodhte dhe ka për të ndodhur. Mua çka më intereson këtu është marrëdhënia e Donaldit me mua. Ai e di shumë mirë se sa e ndjeshme jam unë  dhe që jam përballuar me një situatë shumë të vështirë. Po prapë jam edhe unë e përfshirë te kjo gjëja. Nuk është se nuk po ndaloj asgjë. Por janë disa momente që…

Arbana Osmani: Trixa a mendon se ka akoma mendime për të kaluarën?

Beatrix: Po sepse sado të mundohem e gjithë gjëja e ndryshoi gjendjen e humorit. Një herë ikte dhe një herë vinte

Arbana Osmani: A ka pasur një moment specifik që Donaldi ka ndryshuar që ti e lidh me diçka?

Beatrix: Kam përshtypjen se pas skeçit të Portokallisë, kur e kam parë aty dhe pastaj i sheh situatat…

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.