BOTA

VIDEO/ Përplasje e përgjakshme mes bandave në Meksikë, të paktën 16 të vdekur, trupat e pajetë të tyre të varur nëpër rrugë

21:17 - 06.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një përplasje e ashpër është shënuar mes bandave në Meksikë, ku janë lënë të vdekur të paktën 16 persona. Sipas mediave të huaja, prokurori i shtetit Francisco Murillo, ka konfirmuar se 10 trupa të pajetë janë gjetur të shtrirë në rrugët e Zacatecas.




Siç edhe mund të shihen në pamje, ata ishin të mbështjellë me batanije dhe të “lidhur fort me shirit”.

Ndërkohë, gjashtë të tjerët u gjetën të varur brenda një magazine në komunitetin e afërt të Panfilo Natera.

Autoritetet kanë arrestuar tashmë dy persona të cilët u kapën duke transportuar një kufomë një ditë më parë, me Murillo duke shtuar se dyshja tani janë nën hetim për 16 vrasjet e tjera.

Asnjë nga 16 trupat nuk është identifikuar deri të shtunën, por policia i përshkroi viktimat të gjithë si meshkuj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.