AKTUALITET

Flet avokati i Tahirit, Maks Haxhia: Ja si u gjet patenta e Saimir Tahirit në një skaf në Mal të Zi në 2017

08:24 - 08.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati Maks Haxhia ka dhënë versionin e tij lidhur me gjetjen e patentës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit në një skaf në Mal të Zi vite më parë.




“Ju po i referoheni prokurorisë. Lidhur me skafin në Mal të Zi ka qenë skafi i një shtetasi shqiptar, në të cilin është gjetur dhe patenta e Zotit Tahiri sepse Tahiri ka edhe patentë siç mund të kesh për skafe, për aeroplane për kështu”, tha ai në “Opinion”.

Gazetarja: Habilaj është personi i cili ka marrë skafin e dëmtuar, pra skafin që pësoi defekt në det në vitin 2014 në Greqi dhe është dërguar për riparim në Itali. A shpjegon kjo një lidhje të Tahirit me Habilajt e para dhe e dyta, në Mal të Zi flitet për një jaht që kushton një shumë të konsiderueshme, kapiten i të cilit rezulton Tahiri. A keni ju një shpjegim për këto?

Fevziu: Pse punonte dhe kapiten Tahiri?

Gazetarja: Kështu rezulton, pavarësisht se autoritetet malazeze kanë thënë në letër-porosi se…

Maks Haxhia: Jo, nuk është ashtu.

Gazetarja: Prandaj po ju pyes Zoti Haxhia për të bërë transparencë për këtë çështje dhe unë ndaj e konsiderova dështim sepse në kundvështrimin tim ka, o trafikantë ose në shtëpi, për mua nuk është shpërdorim detyre aty.

Maks Haxhia: Ju po i referoheni prokurorisë. Lidhur me skafin në Mal të Zi ka qenë skafi i një shtetasi shqiptar, në të cilin është gjetur dhe patenta e Zotit Tahiri sepse Tahiri ka edhe patentë siç mund të kesh për skafe, për aeroplane për kështu.

Gazetarja: A nuk është kjo një lidhje e papërshtashme e një ministri të brendshëm?

Maks Haxhia: Po më flet në aspektin penal apo moral? Nëse përgjigjem në aspektin penal, nuk është vepër penale.

Gazetarja:  Si u gjet patenta e Saimir Tahirit në një skaf në Mal të Zi?

Maks Haxhia: Skafi është shqiptar. Atje parkohen. Të gjitha skafet shqiptare i ke të ankoruara atje.

Fevziu: Pse nuk e mbante me vehte patentën Saimir Tahiri, e kishte lënë në skaf?

Maks Haxhia: Po, nuk e përdorte.

Me 2 patenta të ish-ministrit të Brendshëm dhe me 800 mijë euro në kroskotin e makinës një 25-vjeçar tentoi t’i ikë policisë në rrugën nacionale në afërsi të Balldrenit në 2017. I riu  u identifikua si Orest Lefter Sota, banor i Tiranës.

Pak kohë pas shoqërimit atij iu komunikua masa e arrestit, ndërsa paratë iu sekuestruan pasi nuk justifikoi burimin. Ndërsa për dy patentat për mjete lundrimi të ish-ministrit të brendshëm atëherë i riu deklaroi në polici se i kishte harruar miku i tij që ishte shofer i ish-ministrit të Brendshëm.

Për paratë ai ka thënë se po i çonte në “Kurum” për të bërë një pagesë për hekur për llogari të babait të tij që punonte në sektorin e ndërtimit.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.