AKTUALITET

“Hap i rëndësishëm për shqiptarët”/ Ambasada e SHBA përshëndet miratimin e zgjatjes së mandatit të vetingut: Drejt një sistemi drejtësie më të fortë

19:42 - 10.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas votimit në Kuvend të ndryshimeve Kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.




Në një mesazh në Facebook, ambasada e ka cilësuar këtë moment si një hap të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët

Ky vendim, sipas SHBA-së, do të na çojë drejt një sistemi drejtësie më të fortë dhe më të besueshëm duke i hapur rrugë integrimit europian.

Postimi i ambasadës amerikane:

Shtetet e Bashkuara përshëndesin miratimin e zgjatjes së mandatit të vetingut në Parlament. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët – drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit europian. Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin gjithmonë Shqipërinë përgjatë kësaj rrugë të rëndësishme.

Më herët miratimin në Kuvend e kanë përshëndetur dhe ambasadorët e BE-së dhe Gjermanisë. Ata e kanë cilësuar këtë një vendim të rëndësishëm që do t’i hapë rrugë Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Parlamenti miratoi me 118 vota pro, 0 kundër dhe 4 abstenim, ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.