SPORT

FOTO/ “The Sun” zbulon rreshtimet e mundshme të Çelsit, në krye të ekipit qëndron…Broja

14:50 - 24.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kampionët e Europës mund të kenë një tjetër rreshtim në sezonin e ri 2022/23, ku në ekip shikohen shumë largime, por dhe rikthimet e lojtarëve që janë në huazim.




Broja

Më i spikaturi sigurisht është Armando Broja. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shkëlqyer me Sauthemptonin këtë sezon, i cili është bërë një titullar i padiskutueshëm .

Kjo gjë ka bërë që tifozët e Çelsit kanë kërkuar rikthimin e 20-vjeçarit në skuadër dhe të jetë titullar në të dhe nuk duan që ai të përfundojë në ekipet rivale të “bluve”.

Sipas prestigjozes, “The Sun”, Broja mund të jetë një titullar i padiskutueshëm i ekipit të Tuhel, nëse Lukaku zgjedh të largohet ose jo.

Në rastin e largimit të belgut, Broja mund të luajë si sulmues i vetëm dhe mund të krijohet një treshe e frikshme sulmi me dy të talentuarit e tjerë, Maunt dhe Havertz.

celsi

Në rastin e dytë, nëse Lukaku vazhdon të qëndrojë te skuadra e Tuhel, Broja mund t’i zinte vendin gjermanit Havertz dhe gjithashtu Pulisic, dhe mund të luante me Manut në mbështetje të Lukakut.

ccelsi

Gjithsesi gjithçka pritet të shihet më vonë, se çdo të ndodhë në sezonin e ri dhe se deri ku mund të ecë ekipi i Tuhelit në mbyllje të këtij sezoni.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.