BOTA

Pushtimi rus, futbollisti ukrainas nuk përmbahet: Putini, rimishërimi i Hitlerit

16:27 - 24.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pushtimet ruse ndaj Ukrainës kanë sjellur reagime dhe nga bota e sportit, ku shumë sportistë, por sidomos futbollistë ukrainas janë solidarizuar për të mbrojtur shtetin e tyre dhe disa të tjerë kanë sulmuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.




Njëri prej tyre është futbollisti i Fuenlabradas në Spanjë, Roman Zozulja, i cili pas bombardimeve të Rusisë, ka reaguar menjëherë kundër presidentit Putin.

“Putini është rimishërimi i Hitlerit, bota duhet ta kuptojë këtë. Planet e tij shkojnë përtej pushtimit të Ukrainës. Është thelbësore që të gjitha vendet të vendosin sanksione kundër këtij regjimi të mallkuar”, ishin fjalët e sulmuesit ukrainas, në një postim të tijin në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. O V. P., a e ke pyetur nenen tende se ke ke baba ose gjysh, se vetem atij i ngjet ne krimet qe po ben, ndyresirat perseriten nje here ne njeqind vjet. Bejani mishin copa-copa dhe hidhjani kafsheve te pyllit, sepse paskan te njejten ADN.

    Përgjigju ↓