Horoskopi

Horoskopi sot/ Në punë mund të jeni pak të pavendosur. Në dashuri, përpiquni të flisni me partnerin, në të kundërt…

07:17 - 29.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dashi




Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Fundi i muajit do të jetë tepër pozitiv në dashuri dhe do të nisë me shpresa të reja. Në punë mund të jeni pak të pavendosur.

 

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Këtë muaj do të jeni të rrethuar nga energjia e mirë, përfitoni prej saj. Në punë shtyni çdo problem për javën e ardhshme dhe shmangni debatin për çdo gjë.

 

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Në dashuri, përpiquni të flisni me partnerin/partneren, në të kundërt mbrëmja mund të jetë e tensionuar. Në punë, duhet të pranoni atë që ju ofrohet dhe të planifikoni një të ardhme më të mirë.

 

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Në dashuri keni nevojë për durim. Në punë, situata duket e qetë edhe nëse mund të ketë disa keqkuptime të vogla.

 

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Në dashuri, jetoni emocionet tuaja në një mënyrë të re dhe mos bëni krahasim me të kaluarën. Në punë, mos prisni përgjigje të menjëhershme, rezultatet vijnë nëse keni vullnet për të punuar.

 

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Në dashuri këshillohet maturi që të mos shkatërroni këtë që keni krijuar prej kohësh. Në punë, nga ana tjetër, përpiquni të jeni më mikpritës ndaj të tjerëve.

 

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Në dashuri duket shumë qetësi, ndërsa ka takime të mira për ata që janë beqarë. Në punë, dita është pozitive, keni energji të mirë.

 

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Në dashuri, favorizohen çiftet që e duan njëri-tjetrin për momente emocionuese. Në punë, në ditët në vijim do të arrini të gjeni pozicionin tuaj.

 

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Kjo periudhë është e favorshme për ndjenjat, mos i nënvlerësoni takimet e reja. Ndërkohë ndryshimet janë në rrugë e sipër, bëhuni gati!

 

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Në dashuri ky fund muaji është mjaft interesant, jini të hapur për njohje të reja. Në punë, edhe nëse keni shumë për të bërë dhe për të menaxhuar, përpiquni të gjeni kohë për veten tuaj.

 

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Në dashuri, mos bëni hapin e gabuar, zgjidhjet për mosmarrëveshjet do ju vijnë së shpejti. Në punë, së shpejti do të keni përgjigje për kërkesat tuaja.

 

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Në dashuri, Hëna e favorshme jep emocione të bukura. Në punë, bashkëpunimet janë të favorizuara, por kujdes mos bëni ngatërresa në orare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.