AKTUALITET

Ajo ka qenë kundërshtarja e parë e Kosovës, cila është politikania që fitoi popullaritet në zgjedhjet e fundit në Serbi

11:38 - 06.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo është një nga surprizat më të mëdha të zgjedhjeve të fundit në Serbi. Për këtë arsye mediat serbe përmendin hyrjen e partisë “Zavetnici” në Kuvendin e Serbisë si një proces i papritur. Kjo, falë Milica Gjurgjeviç Stamenkovski, kandidate presidenciale e cila propagantoi idetë e djathta gjatë fushatës.




Sipas medias serbe Blic, ajo ka lindur në vitin 1990 në Beograd dhe është rritur në Kaludjericë, siç thekson shpesh. Ajo u diplomua në Gjimnazin e Parë të Beogradit, e më pas u diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike.

Babai i saj është dramaturg, gazetar dhe reporter lufte, Rajko Gjurgjeviç, i cili në vitin 2012 mori pjesë në themelimin e lëvizjes “Zavetnici”.

Sipas biografisë së tij, Gjurgjeviç kaloi tre vjet në fushëbetejë duke raportuar për TV “Novi Sad”, një televizion i njohur për propagandën e luftës, natyrisht duke ndjekur forcat serbe.

E përjavshmja Vreme shkruan për Milicën:

“Ajo beson se lufta kundër bashkimeve të të njëjtit seks nuk është e humbur. Ajo njihet nga duelet e ashpra mediatike dhe e përkushtuar për bashkëpunimin me Rusinë dhe Kinën, vlerat familjare dhe politikat e përgjegjshme kombëtare”.

Me kalimin e viteve, zyrtarja e “Zavetnici”-t ka marrë dukshëm më shumë vëmendje mediatike sesa forca e bastionit të saj në elektorat.

“Zavetnici” u themelua nga “një grup prej njëzet personash, të cilët u mblodhën në barrikadat e popullit serb në Kosovë, organizuan mitingje dhe protesta të shumta”, shkruhet nga Blic.

Me kalimin e kohës, Lëvizja po bëhet gjithnjë e më popullore dhe do të mbahet mend protesta kundër NATO-s, të cilën e organizuan në disa qytete të Serbisë.

Pas kësaj, Milica Gjurgjeviç Stamenkovski iu bashkua organizatës dhe ishte zëdhënëse e saj për vite me radhë. Ajo është e martuar me kryetarin e partisë së saj, Stefan Stamenkovski. Ata u martuan, në shtator 2017, nga Mitropoliti i atëhershëm Amfilohije, i cili i këndoi këngën “Ječam žnjela kosovka devojka” (vajzë Kosove që korr elb).

Gjatë karrierës së saj, Milica Gjurgjeviç Stamenkovski ka marrë pjesë në lëvizjet kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kundër arrestimit të kriminelëve të luftës Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç, si dhe Marrëveshjeve të Brukselit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.