AKTUALITET

Vuçiç do takohet me Ramën: Do të lidhim dy marrëveshje të rëndësishme

12:33 - 27.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka publikuar detaje nga komunikimi që ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.




Siç kuptohet, tematikë ka qenë “Ballkani i Hapur” dhe ka zbuluar se takimi i ardhshëm mes tyre do të jetë në Ohër në muajin Qershor. Përmes një njoftimi në Instagram, ku dhe zbulon detajet, Vuçiç shkruan:

“Sot fola përmes videolidhjes me kryeministrat e Shqipërisë @ediramaal dhe Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski. Ne kemi rënë dakord të mbajmë një panair të turizmit, verës dhe specialiteteve të kuzhinës nga rajoni në Beograd si pjesë e nismës #OpenBalkan në fillim të shtatorit.

Kemi planifikuar edhe një takim në Ohër në qershor, ku do të nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe turizmit. Ne vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike për të mirën e popujve tanë!”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.