LAJMI I FUNDIT

“Hiqni dorë nga iluzioni!”- Grida Duma për huan 50 milionë euro: Borxh që nuk do të shkojë për gratë

14:19 - 12.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka sulmuar të enjten mazhorancën në lidhje marrëveshjen e huas prej 50 milionë euro, e arritur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim.




Nga foltorja e parlamentit, Duma kërkoi nga qeveria që kjo marrëveshje të paraqitet ashtu siç është si një borxh publik dhe jo të shitet sikur do të shkojë për barazinë gjinore në vend.

Gjithashtu, ajo theksoi se do ta votojë pro marrëveshjes, por kërkoi nga qeveria që paratë të shkojnë drejtpërdrejtë te gratë dhe jo të shpërndahen projekteve të ndryshme për të mësuar gratë si të sillen.

“Këtu problemi është gati historik dhe tradicional për keq, që është vendosja kapakut të pusetës duke bërë një film propagandistik të stilit komunist, të stilit: “ne nuk jemi më të mirë por më të mirë se ne nuk ka, të stilit :“a kemi bërë gjithçka? Jo se kemi ende për të bërë, se disi është bërë”.

Kjo gjëja 50 milionë euro nuk është barazi gjinore. Ju e dini që 50 milionë euro është borxh buxhetor. Për barazinë gjinore shkojnë midis 1.8 dhe 2 milionë euro asistencë teknike.

Unë jam e fushës për barazinë gjinore. Unë e di çdo të thotë të shpenzohen 50 milionë euro për barazinë gjinore. Nëse për gruan në Shqipëri do të investoheshin 50 milionë euro kjo të ishte një gjë e madhe.

Kur ne të gjithë e dimë që nuk është barazi gjinore ju lutem hiqni dorë nga ideja dhe iluzioni për të bërë opozitën, sepse keni shembullin e pashlyeshëm komunist të propagandës.

Ju jeni ata që bëni dhe ata që shani vetveten, duke mbyllur ciklin dhe mendoni se ne nuk ekzistojnë dhe njerëzit ju dëgjojnë vetëm juve. Në fakt njerëzit nuk ju dëgjojnë vetëm juve, sepse juve nuk kanë detyrë t’ju dëgjojnë por kanë detyrë të marrin nga ju produkt ose jo”, tha Duma.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.